Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se në asnjë vend të Europës nuk ndodh kurrë që shteti dhe partia të jenë një.

Noka: Ajo që opozita në post 11 maj ka artikuluar në mënyrë të vazhdueshme është njëjtë me raportin paraprak të OSBE ODIHR apo edhe me rezolutën që miratoi para disa ditësh Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian.

Se çfarë do ndodhte me 11 maj është e parathënë përsëri në rezolutën e partive Popullore që u miratua në Valencia.

Çfarë është thënë?

Partia shtet dhe shteti parti, shteti në shërbim të partisë.

Në asnjë demokraci funksionale sado që mund të ketë probleme nuk ndodh kurrë, në asnjë vend të Europës që shteti dhe partia të jenë një.

Në këtë studio unë e kam thënë Ramiz Alia ka qenë presidenti i fundit komunist, ka patur më pak fuqi e ndikim në shtetin e asaj kohe se çka sot Edi Rama.

Pra është parti shtet.

A u përball opozita thjesht me PS apo u përball PD dhe opozita me të gjithë shtetin, mekanizmat e tij, të gjithë administratën, me krimin e organizuar, me kartelet e drogës apo nuk është e vërtetë kjo?

Po të dojë shteti dhe të angazhohet kurrë nuk e lë një parti opozite të ngrejë krye.

Policët vraponin nga mëgjesi në darkë për vota për PS.

Në një vend ku SHISH kthehet në patronazhues.