– Ekipet e rinumërimit të KQZ kanë rivlerësuar mbi 80% të kutive të Qarkut të Tiranës. Deri tani janë numëruar 1035 kuti nga 1282 në total. Nga rezultati i deri tanishëm PD-së i ishin shtuar 567 vota, ndërsa PS-së 356. Vota i ishin shtuar edhe Lëvizjes Bashkë, 57, koalicionit “Nisma-Shqipëria Bëhet” 38, Partisë Mundësia 39 apo dhe PSD-së 32.
Koalicionit Euroatlantik në 11 maj i ishin hequr 22 vota, të cilat pas rinumërimit i janë rikthyer në rezultatin përfundimtar. 6 vota iu rikthyen koalicionit Djathtas për Zhvillim. 7 vota i ishin zbritur edhe partisë Aleanca Kombëtare Shqiptare, ndërsa Aleancës Demokracia e Re i ishin shtuar 11 vota më shumë.