Ylli Manjani ka reaguar lidhur me kërkesën e Partisë Demokratike për rinumërimin e votave për zgjedhjet e 11 majit, duke pretenduar parregullsi dhe manipulime në proces.
Në një reagim në facebook, Manjani shprehet se procesi i kërkuar nga PD më shumë ngjan me një “zhvarrim” të panevojshëm sesa me një përpjekje për transparence.
Reagimi i plotë i Manjanit:
Besoj është e qartë se nga i ashtuquajturi rinumërim vetëm sa çimentohet pushteti. Opozita edhe atë pak kauzë që mund të kishte mbi procesin e parregullt zgjedhor, tashmë e humbet. Me keq akoma kur del se kanditarët e saj i kanë vjedhur votëza njëri-tjetrit.
Shpartallim total me thënë të drejtën, që nuk e ndihmon aspak hapësirën politike e cila kërkon një mendim ndryshe nga ai i qeverisë.
Po të isha PD do ta ndaloja këtë proçes diskretitues gjer në dhimbje.
Tani që filloi plazhi as transparenca ska më kuptim. Asnjë interes nuk duket të ketë tashmë se ç’është “varrosur” në kutitë e votimit. Se në fakt kjo që po bën KAS si proçes zhvarrimi ngjan…
Por i vdekuri nuk ngjallet më… Të paktën këtej nga trojet tona nuk është ngjallur asnjë i vdekur deri më sot…