Komisionieri shtetëror për zgjedhjet, Ilirjan Celibashi thotë se dita e zgjedhjeve të 11 majit, por edhe procesi i numërimit të votave, ishin procese të qeta. Celibashi u shpreh se PD kundërshtoi fillimisht votimin elektronik në Vorë, por më pas u bindën pas negociatave.
Celibashi shtoi se zgjedhjet ende nuk kanë mbaruar, pasi duhen pritur verdiktet e KAS dhe Kolegjit Zgjedhor për katër qarqet, Tiranë, Elbasan, Durrës dhe Fier.
“Dita e zgjedhjeve ishte proces i qetë, u parapri nga një fushatë. Dita e votimit ishte e qetë, po ashtu edhe procesi i numërimit. Zgjedhjet nuk kanë mbaruar, jemi në procesin e rinumërimit në disa qarqe. Për një gjykim final, do duhet të presim verdiktin e KAS dhe Kolegjit Zgjedhor. Ngelen 4 qarqe, Tiranë, Elbasan, Durrës dhe Fieri. Ishte një vendim i imi si komisioner shtetëror i zgjedhjeve, në respektim të një kërkese të PD, që nuk vinte në kundërshtim me ligjin, dhe vendimi im nuk ishte në kundërshtim me ligjin. Këtu PD kishte një lloj të drejte, e dha konsensusin. Në momentet e fundit, pas negociatave u bindën. Për 2023 patën konsiderata negative për votimin elektronik. Duke qenë se është partia kryesore e opozitës, e kundërshtuan votimin elektronik, pas diskutimeve të shumta, u bindën që edhe këtë radhë e kanë pilot.”, theksoi ai.