Një deklaratë aspak e zakontë është bërë sot nga anëtari i Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), Ledio Braho, gjatë një seance përpara gazetarëve dhe përfaqësuesve të partive politike. Duke iu përgjigjur debatit për simbolet e përdorura në fletën e votimit, Braho ka dhënë një shembull ekstrem që ka ngjallur habi dhe diskutime.

“Nëse doni që të lejohet edhe organi gjenital si simbol në fletën e votimit, atëherë bëni një ankesë formale,” -u shpreh Braho, në një tentativë për të ilustruar kufijtë e lejuar nga kuadri ligjor në raport me simbolet zgjedhore.

*Pamja është marrë nga Report Tv