Nga Hermes Kafexhiu/

Në çdo skenë politike, kur dikush po humbet keq, instinkti i parë është të gjejë justifikime dhe arsyetime për humbjen. Sali Berisha, me përvojën e tij të gjatë në politikë, nuk bën përjashtim. Por ajo që po ndodh tani është një shfaqje groteske:
“Treni bullgar” është bërë alibia e tij më e dobët dhe më qesharake për të shmangur përgjegjësinë.

Në fakt, ky “tren bullgar” nuk është asgjë tjetër veçse një justifikim fallco, një histori për të manipuluar opinionin dhe për të mbuluar dështimin e thellë elektoral. Kur fushata dhe strategjitë dështojnë, kur përkrahja bie dhe numrat janë të pashmangshëm, Berisha zgjedh të fajësojë fenomenë imagjinarë dhe të shpërqendrojë vëmendjen nga realiteti i dhimbshëm, ai po humbet.

Kjo mënyrë e të justifikuarit humbjen me një “tren bullgar” është jo vetëm e papranueshme, por edhe fyese për inteligjencën e shqiptarëve. Është një tentativë për të shmangur të vërtetën, një tentativë për të shpëtuar nga reflektimi dhe për të mos pranuar dështimin personal dhe politik.

Në thelb, kjo alibi është një formë e vjetër e politikës së shtrembëruar, ‘kur nuk ke argumente dhe nuk fiton, akuzo të tjerët për manipulime, për ndërhyrje, për gjithçka, vetëm që të mos pranosh humbjen’. Por kjo nuk është as më pak e sinqertë dhe as më pak e dëmshme. Berisha po përdor këtë “tren” si një maskë për të mbuluar atë që nuk mund të fsheh, mosbesimin e qytetarëve dhe dëshpërimin që po shkakton politika e tij.
Përtej retorikave dhe propagandës, realiteti është i pakundërshtueshëm: ai po humbet sepse njerëzit kanë humbur besimin te ai. Nuk ka asnjë “tren bullgar” që të shpëtojë nga kjo realitet. Dhe sa më shumë që ai përpiqet ta përdorë këtë justifikim, aq më shumë thellohet humbja.

Në politikë nuk ka vend për alibi fallco. Humbjet pranohen, dështimet studiohen dhe merren mësime. Kush zgjedh të mbulojë dështimet me trillime, nuk bën tjetër veçse i nxjerr vetes këpucët në mëngë.

Në fund të fundit, kjo histori e “trenit bullgar” është thjesht një maskë që po shembet nga dita në ditë. Berisha duhet të kuptojë se asnjë treni, asnjë alibi nuk mund ta shpëtojë nga realiteti i humbjes së thellë që po përjeton. Dhe më e rëndësishmja, nuk duhet t’i lejojmë ta shndërrojë këtë justifikim të dobët në simbolin e humbjes së shqiptarëve për zgjedhje të ndershme dhe të lira./Lexo.al