Krijimtaria e Ferdinand Pacit edhe pse u ndërpre mjaft shpejt në moshën e pjekurisë artistike, ka disa karakteristika dhe element dallues.
“Autoportreti” i realizuar nga vetë ai shfaq artistin në një reflektim të qetë e të sinqertë, duke përdorur ngjyra që i pasqyrojnë gjendjen e tij emocionale.
Ferdinand Paci u lind më 30 Maj 1940 në një familje argjendarësh. Kreu shkollën Pedagogjike në Shkodër dhe ishte nxënësi i piktorit Simon Rrota dhe i Vladimir Janit të cilët e inkurajuan që të vazhdonte Liceun Artistik “Jordan Misja”, Tiranë.
Kreu Liceun Artistik “Jordan Misja”, Tiranë me disa provime plotësuese nën drejtimin e pedagogëve Abdurrahim Buza, Nexhmedin Zajmi dhe Kel Kodheli. Punoi si piktor në repartin e Dekorit të qytetit të Shkodrës dhe disenjator në kabinetin pedagogjik të arsimit.
Në vitin 1960-1965 kreu studimet e larta për pikturë në Institutitn e Arteve, Tiranë nën drejtimin e pedagogut Vilson Kilica e Danish Jukniu. Në fondin e GKA, Tiranë ruhen 11 punime të artistit të viteve 1957-1975, shkruan liberale.