Burime bëjnë me dije se Plarent Ndreca është thirrur nga prokurori Ols Dado në kuadër të një procedimi penal që lidhet me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Ndreca është paraqitur në Prokurori në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethana që lidhen me këtë çështje. Deri më tani nuk janë bërë publike detaje mbi natyrën e informacionit që ai mund të zotërojë, apo mbi rrethanat konkrete për të cilat është pyetur.
Hetimet vijojnë dhe ende nuk ka një reagim zyrtar nga vetë Ndreca apo nga përfaqësues të Bashkisë së Tiranës.