Miliarderi Alex Soros është martuar këtë fundjavë.

Një ndër të ftuarit e rëndësishëm në dasëm, ka qenë edhe kryeministri Edi Rama, që ka mbajtur edhe një fjalim.

Në Tiranë ndërkohë, njerëzit pranë PD-së e kanë interpretuar praninë e Ramës në dasmë, si një tjetër provë për ndikimin e Sorosit në Shqipëri.

Por gazetari Habjon Hasani shkruan me ironi se demokratët nuk duhet të jenë kaq të fiksuar, pasi edhe ata mund të ftohen në ndonjë dasëm, fjala vjen kur të martojë fëmijët Doris Pack.

“Nuk e kuptoj fiksimin e demokrateve me dasmen e Alex Soros dhe prezencen e Edi Rames aty.

S’keni pse ndiheni inferiore; kismet kur te martoje kalamaqte Doris Pack do shkoni dhe ju ne dasem”, shkruan ai.