Presidenti i Republikes, Bajram Begaj duke folur gjate nje konference te perbashket shtypi me Presidentin Gjerman, Frank-Walter Steinmeier ne Presidence, ku kane folur per integrimin e Shqiperise ne BE, procesin e Berlinit dhe Samitin e dates 6 ne Tirane. Vizita e Steinmeier ne Shqiperi vjen si rrjedhoje e nje turi Ballkanik te tij dhe eshte vizita e pare e nje presidenti gjerman ne Shqiperi ne 27 vite./r/n/r/nThe President of the Republic, Bajram Begaj speaking during a joint press conference with the German President, Frank-Walter Steinmeier in the Presidency, where they talked about the integration of Albania in the EU, the Berlin process and the Summit of the 6th in Tirana. Steinmeier's visit to Albania comes as a result of his Balkan tour and is the first visit of a German president to Albania in 27 years.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u prit sot në një ceremoni zyrtare nga autoritetet më të larta të rajonit të Kalabrisë, ku ndodhet për të përmbushur fjalën e dhënë për të takuar komunat arbëreshe dhe nderuar emrin e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, duke vendosur bustet e tij në sheshet e komunave ku ato mungojnë.

Por, për Presidentin e Republikës këto takime nuk janë vetëm për të ndërlidhur komunitetet arbëreshe me Shqipërinë (nën iniciativën e tij po binjakëzohen disa komuna arbëreshe me bashki shqiptare).

Presidenti Begaj e sheh këtë vizitë si një perspektivë më të thellë, atë të forcimit të bashkëpunimit me komunat dhe rajonet italiane dhe, gjithashtu, për të zhvilluar ekonomitë e të dyja vendeve.

Kreu i Shtetit ftoi drejtuesit dhe investitorët italianë ta shohin Shqipërinë si një portë investimi për të gjithë Ballkanin Perëndimor. Shqipëria, u shpreh Presidenti Begaj, sikundër shumë prej jush e kanë prekur dhe e dinë, është një vend i orientuar nga paqja dhe harmonia me fqinjët, për një prosperitet të të gjithë rajonit.

“Ne i jemi falënderues Italisë për mikpritjen dhe integrimin e kahershëm të arbëreshëve dhe të shqiptarëve pas viteve ‘90, sikurse edhe për respektimin dhe jo asimilimin e tyre. Me Italinë kemi marrëdhënie të partneritetit strategjik. Italia është partneri ynë me shkëmbimet tregtare më të mëdha e, mbi të gjitha, avokatia më e madhe për integrimin tonë në BE”, tha ai.

Në një prononcim për median italiane, i pyetur mbi rëndësinë e vizitës për lidhjet midis Shqipërisë dhe Kalabrisë, ai u shpreh se lidhja midis Italisë dhe Shqipërisë është një lidhje, e cila bazohet mbi një partneritet strategjik.

“Do ta korrigjoja pyetjen tuaj, se nuk është një lidhje e rëndësishme midis Kalabrisë dhe Shqipërisë, por është një lidhje mjaft e rëndësishme e Italisë me Shqipërinë. Lidhja midis Italisë dhe Shqipërisë është një lidhje, e cila bazohet mbi rrënjë të thella, mbi një partneritet strategjik. Jemi vende anëtare në NATO, kemi një avokate shumë të mirë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së, siç është Italia, dhe kemi një bashkëpunim shumë të mirë ekonomik dhe tregtar. Nuk mund të lë pa përmendur bashkëpunimin në fushën e kulturës dhe në fushën e edukimit midis universiteteve të dy vendeve”- u shpreh Presidenti i Republikës.