Zyrtarja e PD, Ilda Zhulali, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se situata me partnerët ndërkombëtarë ka ndryshuar dhe Edi Rama ka humbur ndikimin pas ardhjes së Trump në Presidencë. Ajo tha se në SHBA, Ramën nuk e pret më askush, madje as zyrtarët e rangut të fundit në DASH.
Ylli Rakipi: PD ka një kontratë lobimi të shtrenjtë në SHBA. Ç’keni fituar prej saj dhe ç’prisni më tej?
Ilda Zhulali: PD ka rivendosur kontaktet me SHBA dhe BE. Ka një ndryshim të madh të qasjes. Përveç rezolutave, që kam përmendur edhe herën e fundit, që mbajtën edhe firmën e Partisë Republikane në Amerikë, ju shihni një ndryshim, sa muaj kemi pa parë një fotografi të ambasadës amerikane me qeverinë aktuale? Shkoi Rama në Amerikë, asnjë takim as me nivelin më të ulët në DASH. Foli në dasmën e Soros, por ka zero kontakte.
Ylli Rakipi: Ja përshembull Agim Nesho kishte bërë shkrim në Fox News ku quante Ramën, “Ramaduro”, si Maduro i Venezuelës. PD dhe Berisha e caktuan si fitore këtë. Por ne mendimin e ambasadorit e dimë. Pse po ta lexojmë në Fox News ne shqiptarët, na bën më shumë përshtypje? Se ne Amerikë nuk bën përshtypje ajo.
Ilda Zhulali: Nuk të boton njeri ashtu kot. Ai shkrim nuk ka dalë kot në Fox News. Nëse nuk ka fakte, nuk të botojnë fare. Ka humbur ndikimi i Soros, gjërat kanë ndryshuar, Rama është me njollë të madhe në Amerikë me çështjen Mcgonigal dhe emri i tij është aty.