Dje disa portale të afërta me segmente të caktuara të drejtësisë publikuan me bujë lajmin se Erion Veliaj kishte paraqitur ankim për masën e arrestit dhe kishte paguar një “garanci pasurore” për të fituar lirinë.

Natyrisht, gjithçka ishte një gënjeshtër, e nxitur, nga faktor që ne si media nuk mund t’i hedhim si aludime, por seanca ka qenë e qartë në gjykatë. Në realitet, dje nuk ka pasur asnjë ankim të Veliajt, asnjë pagesë garancie financiare. Gjykimi për masën e arrestit të tij ka përfunduar prej kohësh dhe Veliaj as nuk ishte fare i pranishëm në gjykatë.

Ajo që ndodhi dje ishte thjesht një procedurë formale, ku prokurori mbronte vendimin për të mbajtur Veliajn në burg. Asnjë ndryshim, asnjë zhvillim, asnjë liri e fituar. Por portalet, si zakonisht, nuk ngurrojnë të fabrikojnë lajme të rreme për ta poshtëruar Veliajn dhe për të manipuluar opinionin publik.