Rrugët pranë qendrës së kryeqytetit do të bllokohen prej mbrëmjes së sotme e deri në orën 23:30 të së premtes, datë 6 Qershor. Shkak do të bëhet festivali ndërkombëtar i Arkitekturës “Bread & Heart Festival”, që do të zhvillohet në Tiranë.

Policia e Tiranës bën me dije se më datë 05.06.2025, nga ora 22:00 deri në orën 23:30 të datës 06.06.2025, do të bllokohen akset:

– nga Ura e Dajtit deri te kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme me Bashkinë e Tiranës;

– “Myslym Shyri”; “Ibrahim Rugova”; bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga rruga “Abdi Toptani” deri te rruga “George W. Bush”.

Gjithashtu, do të bllokohen vendqëndrimet e autobusëve, në rrugën “28 Nëntori”, pas godinës së Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve, për zbatimin e këtyre masave, të cilat kanë si qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe mbarëvajtjen e Festivalit.