Kryeministri Edi Rama u shpreh sot në bashkëbisedimin me qytetarët në rrjetet sociale se në Shqipëri po rriten investimet e huaja. Rama u shpreh se janë aktualisht në bisedimë më një sërë entitetesh ndërkombëtare në fushën e zhvillimit ekonomik, turizmit dhe Inteligjencës Artificiale.
Më tej, kreu i qeverisë foli lidhur me sportin në shkolla sipas tij, një fushë shumë e rëndësishmë në jëtën e vendit.
Rama: Po rrisim investimet e huaja në Shqipëri, jemi në diskutime me një sërë entitetesh ndërkombëtare edhe në fushen e zhvillimit ekonomik, turizmit, Inteligjencës Artificiale. Ndërkohë kalojmë të dicka më modeste në dukje, por shumë e përditshmë në jetën e vendit dhe për të rinjtë, sportin në shkolla. Do shtrijmë aktivitetin sportiv në shkolla do shtojmë displina të tjera. Do krijojmë hapësira të reja.