Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga aksi kryesor i Ksamilit, tanimë i transformuar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se ky investim i shërben më së miri rritjes së përvitshme të turizmit.

“Mirëmëngjes dhe me aksin kryesor të Ksamilit, të transformuar në një rrugë të bukur urbane për makinat, po edhe për këmbësorët, për t’i shërbyer më së miri rritjes së përvitshme të turizmit, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.