Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta te ish kryeministrit të parë të Kosovës Bujar Bukoshi duke shprehur dhimbjen për humbjen e një shqiptari të mirë, politikani të rafinuar e njeriu të ndjeshëm si Bujar Bukoshi.

“U prehsh në paqe
Ngushëllimet më të ndjera familjes dhe Kosovës për humbjen e një shqiptari të mirë, politikani të rafinuar e njeriu të ndjeshëm si Bujar Bukoshi”, shkruan Rama.