Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga kantieri i gjimnazit të ri “Sulejman Elezi” në Laknas.

Sipas kreut të qeverisë, gjimnazi do të mirëpresë në shtator 600 nxënës.

‘MIRËMËNGJES dhe me punën për ndërtimin e gjimnazit të ri “Sulejman Elezi” në Laknas, i cili duke filluar nga shtatori do të mirëpresë 600 nxënës, me klasa moderne, bibliotekë, hapësira të gjelbra dhe terrene sportive, duke iu shtuar zinxhirit të shkollave model në Bashkinë e Kamzës, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.