Pas rezultateve të zgjedhjeve të fundit, Lulzim Basha ka dalë me një reagim zyrtar, duke mohuar lajmet që flasin për dorëheqje apo tërheqje nga politika. Ai sqaron se Partia Demokratike – Demokratët Euroatlantikë po kalon një fazë organizative, duke ndryshuar ambientet ku do të zhvillojë aktivitetin e saj.
“Ky ndryshim nuk nënkupton heqje dorë nga kauza apo angazhimi ynë politik,” thekson Basha, duke shtuar se Koalicioni Euroatlantik është vetëm një instrument ligjor për pjesëmarrjen në zgjedhje, i cili u krijua pas vendimit të Gjykatës së Apelit, që ai e konsideron “skandaloz” dhe rezultat të pazareve politike mes Edi Ramës dhe Sali Berishës.
Basha garanton se në asnjë moment nuk ka hequr dorë dhe nuk do të heqë dorë nga beteja për legjitimitetin e Partisë Demokratike, duke paralajmëruar se do të shkojë deri në Gjykatën e Lartë dhe Strasburgun, nëse do të jetë e nevojshme.
“Në Shqipëri nuk duhet të triumfojë padrejtësia,” përfundon ish-kryeministri, duke lënë të hapur mundësinë e një përplasjeje ligjore që do të vijojë.