Pas fjalës së kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali, mori fjalën Gazment Bardhi. Ai vijoi sërish me akuzat për narkoshtet, por Spiropali e ndërpreu duke i thënë se këtë “këngë” e përsëriti më herët.
Pjesë nga debati:
Spiropali: Më përmendet emrin, ishte përgjigjia ime mbi indinjatën time. E marr fjalën kur më përmendet emri.
Bardhi: Do ta shënoj te të mirat që ke bërë në këtë jetë që i jep fjalën opozitës. Se është bërë mëkat të marrësh fjalën dhe të flasësh. Zonja kryetare, ka një dallim të madh të thuash të vërteta që i dini dhe i bashkëndani edhe ju mbi Shqipërinë.
Spiropali: I thatë njëherë këto. Këto janë këngë, jo analizë. Kur të bëni analizën…e bëtë analizën e Vorës po jo tuajën…
Bardhi: Mund të bëj analizën e Vorës, Kavajës…të gjitha zonat ku humbe ti.
Spiropali: Shumë mirë. Bëjeni, ja shembulli që keni fituar.
Bardhi: Do më lësh ta mbaroj tani. Sapo the që ne po nxijmë Shqipërinë. ë thuash se cfarë është narkoshteti, që do të vijë Troplini të bëhet kryeministër, jo! Narkoshteti është ajo që ka katër vite që thotë opozita, që porti i Durrësit i është vënë në dispozicion për trafik ndërkombëtar droge bandës së Troplinëve. Ne e kemi thënë me zë të lartë, ju e keni mohuar. Tani vjen antimafia italiane dhe thotë zonja Spiropali mos aktro, por thuaj të vërtetën mbi Shqipërinë, që porti i Durrësit është han pa porta në pronësi të një bande kriminale
Spiropali: Nuk është procedurë, i thatë çfarë kishit për të thënë…