Dhëndri i Sali Berishës, që prej kohësh ndodhet në arrest shtëpie, bën herë pas here ndonjë status në rrjetet sociale.
Jamarbër Malltezi ankohet pse është marrë i pandehur, pasi thotë se tek toka e ish-klubit Partizani ku ngriti dhjetëra kulla, ka paguar miliona euro taksa.
Madje ka falur edhe tokë për kopshte e shkolla.
“Edi Rama vjedh toke ne Vuno per vete, vjedh toke e ia fal lecjanit bolino, olsit, dhe mediave, u jep edhe status qe mos paguajne as taksa!
Ne burg une qe mu kthy toka e te parëve, qe paguam miljona euro taksa, dhuruam kopsht e falem toke per shkolle”, shkruan ai.