Ka përfunduar procesi i rinumërimit të votave në qarkun e Tiranës. Anëtari i KAS, Ledio Braho, ka deklaruar për mediat se nga rinumërimi në Tiranë ka rezultuar se nuk ka lëvizje të konsiderueshme të votave.
“Po të vini re shifrat janë më të larta te ata kandidatë që kanë marrë më shumë vota. Duket që është proporcionalitet gabimi dhe jo i qëllimshëm, sepse nëse do të kishte trafikim votash këto shifrat e mëdha do ishin te kandidatët që kanë marrë realisht pak vota. Nuk ka pasur lëvizje të konsiderueshme votash”, tha Braho.