Pas rinumërimit të kutive të Tiranës, të hënën nis i njëjti proces për 587 kuti të qarkut të Fierit.

92 grupe numërimi ne total të KQZ do të vendosen ne ambientet e Pallatit të Sportit “Fahrie Hoti” për të verifikuar votat për subjektet zgjedhore dhe për kanidatët që morën pjesë në zgjedhjet e 11 majit.

Në këtë qark PS fitoi 12 mandate, ndërsa opozita vetëm 4 deputetë. Kjo kërkesë e PD për hapjen e kutive i shkon në favor edhe Nismës “Shqipëria Bëhet”, koalicion i cili mund t’i rrezikojë mandatin e deputetes së zgjedhur të PS, Zegjine Çaushi.

Me përfundimin e Fierit do të rinumërohen edhe kutitë e Durrësit. Akuzat e PD për trafikim votash nuk u vërtetuan nga rinumërimi i Tiranës, përkundrazi më e humbura ishte vetë opozitës me 612 vota më pak, ndërsa PS ju zbriten 381 vota, por duke mos ndikuar në rezultatin final të ndarjes së mandateve.