Rita Ora ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të paralajmëruar projektin e saj më të ri muzikor. Këngëtarja me prejardhje shqiptare ka publikuar disa fotografi atraktive në Instagram, ku shihet duke pozuar veshur me një palë rroba banje të zeza njëpjesëshe me prerje të guximshme dhe atlete sportive.
Në mbishkrimin e fotografive, Rita ka shkruar: “Në pritje që ‘Heat’ të publikohet”, duke lënë të kuptohet se kënga e shumëpritur do të dalë së shpejti.
Pamja e saj verore, trupin në formë dhe poza joshëse kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve dhe mediave, duke e vendosur sërish në qendër të vëmendjes. Komentet dhe pëlqimet nuk kanë munguar, teksa fansat janë entuziastë për rikthimin e saj muzikor.