Bëni kujdes nga mushkonjat! Pickimi i tyre mund të shkaktoje “Ethet e Nilit”. Vektori i kësaj sëmundje që shpërtheu një vit më parë, me shumë gjasë eshte ende i pranishëm në vendin tonë.

Drejtues të Institutit të shëndetit Publik nuk përjashtojnë rrezikun e shafqjes së kësaj sëmundje që transmetohet nga pickimi i mushkonjave, shkruan A2 CNN.

Eugena Tomini, drjetoreshe e Institutit të Shëndetit publik thekson rëndësinë e vijimit të procesit të dezinsektimit nga të gjitha bashkitë. Një vit më parë, Instituti i Shëndetit Publik konfirmoi shpëthimin e sëmundjes së Etheve te Nilit, pas afro 13 vitesh. Ky virus infektoi 58 persona, ku 3 prej tyre humbën jetën.

Sëmundja e etheve te Nilit shkakton meningite dhe encefalite, ndonëse sipas ekspertëve në 80% të rasteve sëmundja nuk shfaq shenja të renda, por simptoma të ngjashme me gripin.