Janë gjetur 208 trupa nga 242 pasagjerë që ishin në bordin e avionit të “Air India”-s, i cili u rrëzua ditën e sotme në Indinë perëndimore, në Ahmedabad. Sipas të dhënave të fundit, janë gjetur 208 trupa, por ende nuk dihet nëse viktimat ishin në bord apo në tokë në momentin e aksidentit.
Policia ka gjetur një të mbijetuar në sediljen 11A, i cili rezulton të jetë shtetas britanik me origjinë indiane. I mbijetuari është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdes shëndetësor. Më parë janë gjetur edhe dy të mbijetuar të tjerë, të cilët gjithashtu po marrin trajtim mjekësor.
Nga të dhënat e deritanishme, rezultojnë 169 shtetas indianë, 53 britanikë, 7 kanadezë, 1 portugez, si dhe 50 studentë mjekësie të plagosur dhe 17 fëmijë të identifikuar.
Aeroplani u përplas me një ndërtesë banimi të përdorur nga mjekët – një grua përshkruan se si djali i saj shpëtoi duke kërcyer nga dritarja e katit të dytë.