Presidenti Bajram Begaj, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë, ku një avion pasagjerësh me 242 pasagjerë në bord i “Air India” u rrëzua ditën e sotme.
Përmes një postimi në X Begaj shpreh ngushëllime për familjet e viktimave dhe popullit të Indisë.
‘Thellë i trishtuar nga rrëzimi tragjik i avionit në Ahmedabad. Në emër të Shqipërisë, shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjeve të viktimave dhe popullit të Indisë. Në këtë moment të dhimbshëm, ne qëndrojmë në solidaritet me të gjithë të prekurit’, shkruan ai.
Avioni po shkonte për në ‘Gatëick” në Londër, kurse në bord ishin 242 persona, 169 pasagjerë indianë, 53 britanikë, një kanadez dhe 7 portugezë. Rrëzimi ndodhi gjatë ngritjes, ndërsa nga hetimet e deritanishme konfirmohet se piloti i avionit, ka dhënë sinjalin SOS pak sekonda para rënies mbi një konvikt studentësh të mjekësisë. Deri më tani ekipi i kërkim shpëtimit kanë bërë me dije se kanë gjetur 30 trupa të pajetë.