Klodiana Lala dhe Tedi Blushi, dikur ish-kolegë tek “Gazeta Shqiptare”, u përplasën ashpër tek emisioni i Ylli Rakipit.
Debati u acarua edhe më shumë, kur Blushi e akuzoi Lalën se sajoi një atentat ndaj familjes, për të përfituar azil në Angli.
Blushi: Irritimi i Klodit është irritimi i Altinit.
Lala: Blush, e kam irritimin me ty personal se të njoh mirë. Të mos e kthjejmë personale. Kalo Blush, mos më detyro të flas.
Blushi: Duhet t’a dish se Tedi Blushi nuk ka inskenuar asnjë akt kriminal në emrin e familjes së vet për të përfituar azil politik në Angli dhe ky është fakt.
Lala: Çfarë tha ky çfarë tha? Ca ishte kjo?
Andi Tela: O Blush kjo ishte e tepërt tani. Janë akuza qesharake.
Lala: Duhet të të vijë turp se ke qenë gazetar vetë. Mos më trego mua azilin. Ki kurajon dhe kërko falje politike. Hodhi një akuzë të rëndë. S’ke turp. Do shkojë në gjyq me mua Tedi Blushi duhet të kërkojë falje publike. Ajo që bëri është shumë e rëndë për familjen time.