HAGË- Kryeministri i vendit, Edi Rama, gjatë pjesëmarrjes në Samitin e NATO-s, është takuar me shefin e Aleancës së Atlantikut të Veriut, Mark Rutte. Shefi i qeverisë shqiptare ka zbardhur dhe bisedën e bërë me Rutte.
Ai thekson se kanë biseduar për angazhimet e Samitit, Ballkanin Perëndimor, investimin madhor për Portin e Ri të Durrësit, ku NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak, e po ashtu edhe për përgatitjet e Samitit 2027 në Tiranë.
“Kënaqësi të takoja Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe mikun e çmuar, Mark Rutte, me të cilin folëm për angazhimet e Samitit, Ballkanin Perëndimor, investimin madhor për Portin e Ri të Durrësit, ku NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak, e po ashtu edhe për përgatitjet e Samitit 2027 në Tiranë.”, shkruan Rama.
Pak ditë më parë, Rama në komunikim live me qytetarët në rrjetin e tij social “Facebook” konfirmoi se kishin nisur përgatitjet për mbajtjen e Samitit të NATO-s në Shqipëri.