Kryeministri Edi Rama, në rubrikën “Sy m’sy”, tha se do të organizojnë një fushatë promocioni dhe informimi të saktë për mënyrën se si mund të aplikohet për “Paketën e Maleve” dhe për strategjinë që kanë për zhvillimin rural. Për këtë tha kreu i qeverisë do të zhvillojnë konsultime nga fermerë, ekspertë të fushës dhe akademikë për të marrë sugjerime dhe opinionet e tyre.
Sa i përket hapësirës publike në plazhe, Rama tha se çdot vit e më shumë po vënë më shumë disiplinë. Duke iu përgjigjur një komentuesi, Rama tha se me planin që d të vënë në zbatim këtë vit, do të ketë ndryshim radikal nga një vit më parë.
“Çdo vit kemi ardhur duke vënë më shumë disiplinë, krijuar më shumë hapësirë për të gjithë në sensin që plazhet nuk mund të jenë ekskluzivitet i atyre që kanë mundësi apo duan që të shërbehen në hapësira të administruara privatisht dhe mbi të gjitha plazhet duhet të ofrojnë mundësi për ata që duan të jenë të lirë dhe të pa cenuar në të drejtën për të marrë kënaqësinë e tyre nga një aset publik, duke shfrytëzuar hapësirë publike. Dhe plani që do të zbatohet knga ky vit është ambicioz dhe ka ndrysim radikal nga vjet, dhe jemi duke e ndjekur sapo ka filluar. “, tha Rama.