Një nga kandidatët demokratë për kryetar bashkie të Nju Jorkut, Brad Lander, është arrestuar në mënyrë të bujshme nga agjentët e ICE në një gjykatë për emigracion në Manhattan. Lander, i cili aktualisht mban postin e Kontrollorit të Qytetit (zyrtari i dytë më i rëndësishëm pas kryebashkiakut), po shoqëronte një të pandehur jashtë gjykatës kur u kap nga agjentët e emigracionit, u përplas pas një muri dhe iu vunë prangat.

Lander kishte shkuar në adresën 26 Federal Plaza për të ndjekur disa seanca gjyqësore për emigrantë që rrezikonin dëbimin. Sipas raportimeve të mediave, kandidati për kryetar bashkie kishte qëllim të shoqëronte jashtë disa emigrantë. Njëri prej tyre, pas mbylljes së përkohshme të çështjes në pritje të apelimit, po largohej i shoqëruar nga Lander dhe edhe ai u arrestua.

Në një video të publikuar nga stafi i fushatës së tij, dëgjohet Lander duke i bërtitur agjentëve:

Ju nuk keni autoritetin të arrestoni një qytetar të Shteteve të Bashkuara.”

Lander është kandidat për kryetar bashkie, duke u përballur me ish-guvernatorin e shtetit Andrew Cuomo dhe kryebashkiakun aktual Eric Adams.

Arrestimi ndodhi vetëm disa orë pasi presidenti Donald Trump kërkoi nga ICE të shtojë arrestimet në qytetet e udhëhequra nga demokratët, si Nju Jorku. Trump deklaroi:

“Këto dhe qytete të tjera të ngjashme janë qendra të fuqisë së demokratëve, ku ata përdorin emigrantët ilegalë për të zgjeruar bazën e tyre elektorale, për të mashtruar në zgjedhje dhe për të rritur shtetin social, duke u marrë qytetarëve amerikanë vende pune të paguara mirë dhe ndihma.”

Ky përplasje solli ndër mend edhe arrestimin e fundit të senatorit demokrat nga Kalifornia, Alex Padilla, i cili u ndalua teksa përpiqej t’i drejtonte një pyetje sekretares së sigurisë kombëtare, Kirsti Noem.

Brad Lander, aktualisht Kontrollor i Qytetit të Nju Jorkut dhe kandidat për kryetar bashkie, u arrestua nga agjentët e ICE në një gjykatë për emigracion në Manhattan më 17 qershor 2025. Arrestimi ndodhi pasi Lander po shoqëronte një emigrant që kishte përfunduar një seancë gjyqësore dhe po largohej nga gjykata. Kur agjentët e ICE tentuan ta arrestonin, Lander kërkoi të shihte një urdhër gjyqësor dhe refuzoi t’i linte të pandehurin të largohej pa këtë dokument. Pasi ai nuk u largua, agjentët e prangosën dhe e arrestuan për “pengim të administratës shtetërore”

Ky incident ndodhi vetëm një javë para zgjedhjeve primare demokratike për kryetar bashkie të Nju Jorkut, duke shtuar tensionet politike në qytet. Lander ka qenë kritik ndaj politikave të emigracionit të administratës Trump dhe ka mbështetur ligje që kufizojnë ndihmën e ICE në gjykata pa një urdhër gjyqësor . Arrestimi i tij ka nxitur reagime të forta nga aleatët dhe kundërshtarët politikë, të cilët e kanë cilësuar si një akt të intimidimit politik dhe abuzim me pushtetin federal.