Nisin me ankth e përfundojnë në psikoza apo sjellje vetëdëmtuese, problemet e shëndetit mendor tek adoleshentët raste e të cilëve janë rritur ne urgjencën e shërbimit të psikiatrisë. Shpesh shenjat e para të cilat janë thirrje për ndihme anashkalohen e nuk vlerësohen nga prindërit.

“Ne mbetemi në shifra që çdo 4 persona vuan nga probleme të shëndetit mendor. Në urgjencë na vijnë shume raste ne rritje me tentativa apo sjellje vetëdëmtuese”-shprehet Valbona Alikaj, mjeke psikiatrie.
Problemet e shëndetit mendor lidhen me shume faktorë ku një prej tyre konsiderohet ekspozimi i pakontrolluar ne ekranet dhe rrjete sociale.

Mjekja psikiatre për adoleshentet ndan dy momente për foshnjet dhe adoleshente. Ajo tërheqë vëmendje për prindërit qe mendojnë se e kane situatën ne kontroll pasi fëmijët janë disa hapa para tyre ne teknologji dhe disa programe i kanë të koduara
“Edhe foshnja jo ti lihet telefoni e të shikojë vetë. Dhe adoleshentët minimumi deri në 16 vjeç e maksimalja 18 vjeç të jenë të kontrolluar nga prindërit“.
Por mjekja psikiatre u kërkon prindërve te shikojnë edhe benefite zhvillimore nga rrjetet sociale edhe pse sjelljet vetëdemtuese adoleshentët i marrin i modele shpesh nga Tiktoku.