Në fshatin Theth, Shkodër, Policia e Shkodrës ka vendosur në pranga 33-vjeçarin Alfred Rrupa, banues në këtë zonë, pasi qëlloi me armë zjarri pistoletë në drejtim të një automjeti ku po udhëtonin tre persona. Më pas, tre të fundit ushtruan dhunë fizike ndaj autorit të të shtënave. Nga hetimet dyshohet se ngjarja ndodhi pasditen e djeshme.
Nga të shtënat u shkaktuan vetëm dëme materiale në automjetin e drejtuar nga 29-vjeçari N.H, ku pasagjerë ishte 27-vjeçari P. H, dhe 29-vjeçariD. Rr., 29 vjeç.
Tre personat janë marrë në hetim në gjendje në gjendje të lirë, ndërsa arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak u sekuestrua nga policia.
Materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.