Është mbyllur pa gola pjesa e parë e sfidës mes Shqipërisë dhe Serbisë, e cila po zhvillohet në “Arenën Kombëtare” në Tiranë.
Kuqezinjtë kanë zhvilluar një 45-minutësh mjaft pozitiv, duke treguar superioritet në lojë dhe duke kontrolluar ritmin e ndeshjes. Pavarësisht disa rasteve të mira për shënim, rezultati ka mbetur i pandryshuar në 0-0.
Në minutën e fundit të pjesës së parë, Shqipëria humbi një mundësi të artë për të kaluar në avantazh, pasi dështoi të shënojë nga pika e bardhë e penalltisë me ane te Rei Manajt.