Rriten depozitat si ne leke dhe ne euro.Të dhënat e Bankës së Shqiperisë konfirmojnë se kursimet e shqiptarëve bankare në monedhën vendase, në fund të muajit maj ishte 645 miliardë lekë, me një rritje prej 5 miliardë lekë më shumë se në muajin prill 2025.
Peshën kryesore vijon ta mbajnë kursimet e bizneseve por po kursimet i kanë shtuar edhe qytetarët.
Ndërkohë stabilizimi i kursit euro lek gjate këtij viti duket se ka rikthyer vëmendjen për kurime në euro.
Totali i depozitave bankare në monedhën euro arriti në 8,1 miliardë euro dhe me bazë vjetore duke u shtuar me 618 milionë euro, ose 8,2% më shumë.
Shtimi i depozitave është regjistruar edhe pse tashmë normat e interesit janë ulur sin ë lekë dhe në euro.Ulja e normës së interesit jep efekte direkte në fitimin e qytetarve dhe bizneseve nga depozitat por kjo nuk i ka dekurajuar ata .Edhe kredia ka pësuar rritje të ndjeshme gjatë muajit maj .Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se gjatë muajit maj sektori I turizmit ka përfituar më tepër kredi nëse e krahasojmë me një vit më parë duke pësuar gati një dyfishim.Sipas Bankaës së Shqipërisë vetëm në një muaj u aprovuan 2.17 miliarde kredi nga bankat.Nga të dhënat rezulton se edhe huaja e re ëshët rritur duke arritur në 22.9 miliarde leke.