Sali Berisha nxiu imazhin e Shqipërisë në Bruksel gjatë një samiti në PPE, duke e quajtur vendin tonë si të vetmin narkoshtet në Europë.

Berisha kërkoi dërgimin e një misioni fakt-mbledhës në Shqipëri, teksa tha se kartelet shqiptare janë më të fuqishmet në Europë pasi kanë në dorë portet e vendit dhe janë të lidhura me prokurorë, policë dhe ministra.

Report Tv sjell këto video me momente nga fjala e Berishës në PPE, kur nxin imazhin e Shqipërisë, duke thënë se vendi ynë është një eksportuese i madhe kriminaliteti, droge, por edhe emigrantësh.

Pjesë nga fjala e Berishës

Shqipëria është i pari dhe i vetmi narko-shtet në Europë. Kartelat e drogës në vendin tim janë, me diferencë, më të fuqishmet në Europë. Pse? Sepse kanë në dorë portet kryesore të vendit. Rruga e heroinës që vjen nga Lindja kalon nga duart e tyre. Ata janë në sipërmarrje të përbashkëta me policinë, prokurorët, ministrat – dhe vetë Kryeministrin. Shqipëria është një eksportuese e madhe kriminaliteti dhe droge. Dhe gjithashtu, një eksportuese shumë e madhe emigrantësh.

Një mision fakt-mbledhës nga Partia Popullore Europiane është më se i domosdoshëm. Ne kemi në dispozicion një sasi të jashtëzakonshme dokumentesh që tregojnë si funksionon ky narko-shtet, cilat janë lidhjet e tij me kartelin Sinaloa të Meksikës, me kartelët në Medelin, Bolivi, Peru, Ekuador.

VIDEO