Ministria e Mbrojtjes, ka nxjerrë bilancin për ditën e sotme lidhur me situatën e zjarrëve në vend.

Sipas një njoftimi të saj, nga ora 09:00, deri në 20:30, të ditës së sotme, janë raportuar 20 vatra zjarri. Këto të fundit, janë shuar pas punës së forcave operacionale.

U angazhuan 28 automjete zjarrfikëse dhe 197 forca operacionale në shkallë vendi, siç thuhet në njoftim.

Sakaq, vatrat u regjistruan në bashkitë Malësia e Madhe (2 vatra), Vau – Dejës (5 vatra), Lezhë (1 vatër), Kurbin (1 vatër), Durrës (1 vatër), Rrogozhinë (2 vatra), Vlorë (3 vatra), Fier (3 vatra) dhe Kuçovë (2 vatra).

“Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, prej orës 09.00 datë 30.06.2025 deri në orën 20:30, datë 30.06.2025, janë raportuar 20 vatra zjarri, të cilat janë shuar pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale. Shpërndarja e vatrave të zjarrit është si më poshtë.

Nëfshatin Kosmaç, njësia administrative Bushat, bashkia Vau – Dejës.
Nëfshatin Vilë – Ballaj, njësia administrative numër Gosë, bashkia Rrogozhinë.
Nëfshatin Frakull, njësia administrative Frakull, bashkia Fier.
Nëfshatin Kaç, njësia administrative Vau – Dejës, bashkia Vau – Dejës.
Në lagjen Nr.2, njësia administrative Rrogozhinë, bashkia Rrogozhinë.
Nëfshatin Kaç, njësia administrative Vau – Dejës, bashkia Vau – Dejës.
Në fshatin Katund i Ri, njësia administrative Katund i Ri, bashkia Durrës.
Nëfshatin Gegë, njësia administrative Kozare, bashkia Kuçovë.
Nëfshatin Gjorgos, njësia administrative Cakran, bashkia Fier.
Në vendin e quajtur “Kuzum Baba”, njësia administrative Nr.2, bashkia Vlorë.
Nëfshatin Gruemirë, njësia administrative Gruemirë, bashkia Malësi e Madhe.
Nëfshatin Nënshatë, njësia administrative Hajmel, bashkia Vau – Dejës.
Nëfshatin Kosmaç, njësia administrative Bushat, bashkia Vau – Dejës.
Nëfshatin Zagorë, njësia administrative Shkrel, bashkia Malësi e Madhe.
Nëfshatin Pojan, njësia administrative Topjë, bashkia Fier.
Nëfshatin Hoshtimë, njësia administrative Qendër, bashkia Vlorë.
Nëfshatin Gjorm, njësia administrative Mamurras, bashkia Kurbin.
Nënjësinë administrative Novoselë, bashkia Vlorë.
Nëfshatin Gegë, njësia administrative Kozare, bashkia Kuçovë.
Në lagjen SMT, njësia administrative Lezhë, bashkia Lezhë.
Në operacionet për shuarjen e zjarreve, deri tani janë angazhuar 28 automjete zjarrfikëse, 197 forca operacionale.

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile është në ndjekje të situatës dhe në gatishmëri për të ofruar mbështetje të menjëhershme nëse do të jetë e nevojshme“, thuhet në njoftim.

Sakaq, një ditë më parë, situata ishte pak më kritike, pasi u regjistruan 58 vatra zjarri. Në operacionete djehshme për shuarjen e zjarreve u angazhuan 85 automjete zjarrfikëse, 557 forca operacionale, 1 automjet zjarrfikës me 5 efektivë dhe 1 helikopter nga Forcat e Armatosura.