Pas një performance zhgënjyese të Kombëtares Shqiptare në ndeshjen e fundit, gazetari i njohur Sokol Balla ka reaguar publikisht me kritika të ashpra ndaj trajnerit Sylvinho, duke vënë në pikëpyetje vendimet e tij taktike dhe menaxhimin e skuadrës.

Në një postim të drejtpërdrejtë, Balla shkruan:

“Ndryshon mbrojtjen pa pasur nevojë. Dhe çfarë ndodh? Fut Kumbullën, shkakton penallti. Fut Balliun, pëson golin. Manajt, i jep shiritin e kapitenit, kur duhet t’i ‘jepte’ stol pa afat.”

Gazetari thekson se problemi nuk qëndron vetëm te rezultati i ndeshjes, por te drejtimi i përgjithshëm i ekipit:

“Nuk është thjesht ndeshja. Ky trajner po djeg brezin më të mirë të futbollistëve të dy dekadave. Ky trajner duhet të ikë!” – përfundon Balla.