Juristi Spartak Spahiu ka komentuar edhe deklaratat e deputeti britanik Nigel Farage për emigantët shqiptar duke e cilësuar si një figurë me tone nacionaliste dhe raciste.
‘Farage njihet për tonet e tij nacionaliste dhe disi raciste ndaj të huajve, kanë qenë kauzat e tij edhe më herët. Ai nuk është e ka vetëm për shqiptarët por e ka për të gjithë të huajt dhe kemi të bëjmë me një përdorim politikë. Po Farage wshtw një racist me të huajt sepse 90% e krimeve kryhen nga britanikët. Mendoj se Rama duhet që ta kishte shmangur këtë debat sepse Shqipëria nuk duhet që të jetë kritike ndaj Britanisë së Madhe. Nuk është në ato pozita që të adresojë ankesa ndaj Britanisë’, tha ai.