Kryeministri Edi Rama dhe deputeti britanik Nigel Farage janë përfshirë në replika për emigrantët shqiptarë të dënuar në Britaninë e Madhe

Lidhur me kwtw juristi Kreshnik Spahiu, në një intervistë për Report Tv, Spahiu tha se Shqipëria ashtu sikurse edhe Kosova, duhet të pranojë të jap qendra emigrantësh për emigrantë e rikthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

‘Do të ishte e udhës që Rama të ishte menduar për një përgjigje ndaj qeverisë britanike për hapjen e qendrave për ndaj emigrantëve të kthyer nga Britania. Mos harrojmë që qeveria e Albin Kurtit dhe Maqedonia e Veriut kanë vendosur që të hapin qendra emigrantësh për të rikthyerit nga SHBA. Jo vetëm kaq por Kosova ka pranuar që të hap burg për të huajt nga Danimarka dhe askush se ka bërë objekt debati vendimin e qeverisë së Kurtit. Unë do doja që qeveria shqiptare të ishte më e kujdesshme s’ka pse i jep prioritet Italisë për hapjen e qendrave të emigrantëve sepse Britania e Madhe thotë si hap qendra për emigrantët e rikthyer nga Afrika dhe nuk hap qendra për rikthimin e emigrantëve shqiptar që unë i dëbojë’, tha ai.