Deklarata e presidentit Amerikan për konfliktin Serbi-Kosovë që zgjidhi është pozitive për rajonin, por ajo që të shqetëson në faktorin politik shqiptar dhe veçanërisht në Prishtinë, edhe egoja e tepruar personale për ta lënë Kosovën pa shtet prej 5 muajsh.
Dhe kjo tregon se ose janë politikanë idiotë, ose janë spiunë të Beogradit.
Ky ishte konkluzioni analitik i juristit Kreshnik Spahiu sot në ‘Studio Live’, për krizën në Kosovë, e shoqëruar kjo edhe me komentin për deklaratën e shefit të Shtëpisë së Bardhë.
“Deklarata e Trump në pjesën më të madhe është qëndrim pozitiv, deklaratë për njohjen e pavarësisë së Kosovës, që i vë vulën edhe asaj marrëveshjeje në Shtëpinë e Bardhë, që rrjedhimisht çon te pavarësia përfundimtare e Kosovës. Në atë marrëveshje përfshihet edhe njohja nga Izraeli, por edhe për njohje reciproke nga Serbia, e shtetit të Kosovës gjithashtu. Sigurisht që Trump e tregon edhe për interesat e tij, sepse SHBA ka edhe interesat e saj. Pra na heq atë frikën se mund të kthehet në konflikt të mundshëm, pra shpreh paqen. Nga ana tjetër, zërat poshtë presidentit amerikan kanë treguar se SHBA-të nuk do kenë më rolin e ndërhyrësit, avokatit. Trump e konsideron të konsoliduar konfliktin Serbi-Kosovë”, theksoi juristi për Report Tv.
Ai iu referua edhe një deklarate të ish-ambasadorit Kristofer Hill, që tashmë shtetet e Ballkanit duhet t’i zgjidhin vetë konfliktet e tyre, që tregon se Amerika tani doqëndrojë më larg. Por ai u shpreh skeptikë, sepse politikanët shqiptarë priren më shumë drejt egos personale dhe konflikteve mes tyre, sesa për t’i zgjidhur ato.
Dhe për shembull mori situatën dhe krizën politike në Kosovë.
“Edhe ambasadori në Beograd, Kristofer Hill tha se shtetet e Ballkanit nuk duhet të presin që Amerika t’i zgjidhë konfliktet e tyre, Kosova dhe Serbia tani t’i zgjidhin vetë konfliktet. Por jam pak skeptik për këtë, sepse po të shohësh një tufë politikanësh shqiptarësh, kanë lënë 5 muaj pa shtet një vend, për një grua, një emër, në rastin më të keq kemi të bëjmë ose me politikanë idiotë, ose me spiunë të Beogradit. Është turp për politikanë që e lanë vendin pa drejtues prej 5 muajsh. Edhe vetë Vuçiçi po ta kishte shkruar këtë skenar”, shtoi juristi në analizën e tij.
Ai shprehu edhe habinë se si presidenti apo Gjykata Kushtetuese nuk ndërhynin për ta zgjidhur krizën politike, teksa vuri theksin e sindromit të egos që ka faktori politik shqiptar dhe urrejtja ndaj njëri-tjetrit, që sipas tij, e kalon edhe urrejtjen që kanë serbët ndaj shqiptarëve.
“Habitem se si presidentja dhe Gjykata Kushtetuese nuk ndërhyn, duhet të funksionojnë mjetet kushtetuese. Urrejtja e shqiptarëve ndaj njëri-tjetrit po kalojnë edhe urrejtjen serbe, nuk ka mundësi që kjo urrejtje të kalojë edhe atë të Serbisë. E gjitha kjo vetëm për shkak të egos politike, nuk është vetëm për Albulenën, nuk është për një grua, por është për interes politik, është për ego politike. Madje edhe këtu partia e parë ka 84 vota dhe përsëri ka probleme. Por jo atje kur me 43% jo vetëm nuk je shumicë, por edhe nuk e lëshon, vazhdon dhe e mban”, përfundoi Spahiu analizën e tij për situatën në Prishtinë./Report Tv