Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur kryetarin e Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri, në kuadër të një hetimi që lidhet me disa procedura tenderuese.

Hetimet po drejtohen nga prokurori Elvin Gogaj.

Kujtojmë që më 7 dhe 22 prill të këtij viti, ai është paraqitur në ambientet e SPAK, ku ka qëndruar për më shumë se dy orë në secilën rast, ndërsa nuk ka dhënë deklarata për mediat.

Myzyri ushtron detyrën si kryetar i Komisionit të Prokurimeve Publike që prej vitit 2020. KPP është institucioni më i lartë administrativ në fushën e prokurimeve publike dhe ka në kompetencë shqyrtimin e ankesave që lidhen me tenderë, koncesione, partneritet publik-privat, ankande dhe leje minerare me procedura konkurruese.