Sigrid Brettel përfaqësuesja e Komisionit Europian në mbledhjen e Komisionit të Stabilizim-Asociimit në Strasburg ka theksuar në fjalën e saj rëndësin e Reformës në Drejtësi. Nga ana tjetër ai ka thënë se SPAK është institucioni më i besueshëm në Shqipëri duhet të ruhet pavarësia e tij.

“Kemi 4 grupkapituj të hapur dhe jemi në prag të 5-tit, jemi në një moment të paprecedent jo vetëm nga pala e Shqipërisë, por edhe nga BE. Ecuria për sundimin e ligjit ka qenë kyçe për ta bërë këtë gjë e në veçanti, është vijimësia e reformës në drejtësi si dhe rezultatet e mira të SPAK. Shqipëria nuk duhet të lërë mënjanë nevojën që ka për të vijuar reformat në sundimin e ligjit, për të përmbushur të gjitha ato standarde krahasuese dhe tranzitore dhe këtu puna e Kuvendit është kyçe. Në shtator dhe tetor me legjislaturën e re presim të ketë një sërë paketash legjislative duke përfshirë këtu për punën antikorrupsion, konfliktin e interesit, median, drejtësinë, paketën ligjore për anëtarët jo magjistratë të KLGJ-së dhe KLP-së. Ju e dini se çfarë pritet prej jush. Presim që këto gjëra të trajtohen me legjislaturën e re. Reforma në drejtësi të jetë një proces i pakthyeshëm, arritjet të ruhen, por të konsolidohen, të ruhet pavarësia e SPAK.SPAK është institucioni më i besuar në vend, dhe dua të theksoj rolin kyç që ka luajtur ky institucion për negociatat. Një tjetër çështje me rëndësi është lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafikimit të drogës. Fokusi këtu duhet të jetë në fuqizimin e zinxhirit të sundimit të ligjit dhe zbatimit duke nisur nga BKH-ja, specializimet e ndryshme, por edhe integriteti dhe kapacitetet e policisë. Liria e medias, mbrojtja e gazetarëve duhet të fuqizohen, pavarësia e transmetuesit publik, pluralizëm dhe transparenca e financimit të mediave.Misioni i ODIHR na dha një panoramë për zgjedhjet. Aspekti pozitiv i zgjedhjeve ishte vota e diasporës, por edhe bashkëpunimi midis SPAK, KQZ dhe Prokurorisë së Përgjithshme. Për përdorimin e administratës dhe burimeve shtetërore nga partia në pushtet, janë gjëra që janë shprehur në raportin e ODIHR, Komisioni po e ndjek nga afër këtë gjë dhe i shikojmë këto mangësi nga afër dhe po ndjekim gjithashtu rinumërimin në Tiranë dhe Fier.Inkurajojmë autoritetet shqiptare që rekomandimet e ODIHR duhet të merren patjetër parasysh. Afatet janë ambicioze por të arritshme me punë dhe vullnet nga të gjitha palët.”-tha Brettel