Në agim, qielli është ende i zi. Dronët janë zhdukur, sirenat kanë heshtur dhe vetëm zhurma e sorrave dëgjohet në sfond. Herët në mëngjes, Rusia kreu sulme ajrore në Kiev dhe Odessa duke përdorur raketa balistike dhe dronë. Jozyrtarisht, vlerësohet se ky ishte sulmi më i madh me dron në kryeqytetin ukrainas që nga fillimi i luftës.
“Kyiv Independent” raporton se shpërthime u dëgjuan në të gjithë kryeqytetin ndërsa sistemet e mbrojtjes ajrore (AVO) u përpoqën të godisnin objektivat.
Sulme ajrore ruse në Kiev dhe Odessa/ Bombardohet edhe një spital,
Pamje nga Kievi
“Ishte nata më e keqe në Kiev,”- thotë Volo, kamerieri që i ka përjetuar të 1,202 të tilla që nga fillimi i luftës. “Shahed”, aeroplanët kamikaze të ndërtuar nga iranianët filluan të gumëzhinin pas mesnatës. Rusët e dinin saktësisht se ku të godisnin: Desnyanskyi, Darnytskyi, Shevchenkiskyi, Obolonskyi, periferitë e largëta dhe lagjet e qendrës së qytetit.
Sulme ajrore ruse në Kiev dhe Odessa/ Bombardohet edhe një spital,
Pamje nga Kievi
Në sulm ishte edhe Odessa, atje u godit materniteti. Fatmirësisht, asnjë pacient apo staf nuk u lëndua në objekt pasi të gjithë u evakuuan me sukses. Nga sulmet, humbi jetën një burrë 59-vjeçar, ndërsa 7 të tjerë u plagosën. Por tani ka një tjetër problem.
“Mbrojtja e Kievit po bëhet gjithnjë e më problematike,”- shpjegon një burim ushtarak për mediat e huaja duke shtuar: Sistemet amerikane të mbrojtjes po mbarojnë, Volodymyr Zelenskyy ka kërkuar më shumë Patriot.