Deputeti Erion Braçe i ftuar në Report Tv komenton sulmet e Sali Berishës kundrejt gjyqtares Irena Gjoka. Braçe shprehet se një politikan nuk jep dot vendimin e tij për drejtësinë.

“Politikanëve duhet t’i ndalohet sulmet përkundrejt organeve të drejtësisë, ata kanë sistemin e tyre të kontrollit dhe të kontestimit, një gjykatë më e ulët verifikohet nga një gjykatë më e lartë, një prokuror verifikohet nga një gjykatë dhe mbaron këtu, nuk ka pse politikani të japë opinionin e tij ose vendimin e tij për drejtësinë. Nuk jep dot një politikan vendim për drejtësinë, një politikan nuk duhet të ketë më shumë të drejta se çdo kush tjetër që vihet në akuzë penale”, tha Braçe.