BRITANI E MADHE- Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, i ka kërkuar Iranit dhe Izraelit të “tërhiqen dhe të ulin tensionet urgjentisht”, duke i quajtur sulmet “shqetësuese”.
“Përshkallëzimi nuk i shërben askujt në rajon”, thotë ai.
“Stabiliteti në Lindjen e Mesme duhet të jetë përparësi dhe ne po angazhojmë partnerë për të ulur tensionet. Tani është koha për përmbajtje, qetësi dhe kthim në diplomaci.”, raporton Sky News.
Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, i bën jehonë thirrjes së Starmer për përmbajtje, duke thënë se përshkallëzimi i mëtejshëm “është një kërcënim serioz për paqen dhe stabilitetin në rajon”.
“Stabiliteti në Lindjen e Mesme është jetik për sigurinë globale. Ky është një moment i rrezikshëm dhe i bëj thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje.”