“Lajmet që vijnë nga Lindja e Mesme janë thellësisht alarmante dhe Evropa u bën thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë vetëpërmbajtje maksimale, të ulin menjëherë tensionin dhe të përmbahen nga hakmarrja”, kështu deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.Ajo apeloi për zgjidhje diplomatike, për hir të stabilitetit rajonal dhe sigurisë globale.

”Një zgjidhje diplomatike është tani më urgjente se kurrë, për hir të stabilitetit rajonal dhe sigurisë globale”, shtoi von der Leyen.

Po ashtu ka reaguar dhe përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, e cila tha se situata në Lindjen e Mesme mbetet e rrezikshme, ndërsa apeloi për vetëpërmbajtje për të frenuar përshkallëzimin e mëtejshëm.

”Situata në Lindjen e Mesme është e rrezikshme. U bëj thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë vetëpërmbajtje dhe të parandalojnë përshkallëzimin e mëtejshëm. Diplomacia mbetet rruga më e mirë përpara dhe jam e gatshme të mbështes çdo përpjekje diplomatike që synon uljen e tensionit”, shkroi ajo.