Kian Harratt, një sulmues i Oldham Athletic, klubit që së fundmi siguroi ngjitjen në ligën e katërt të futbollit anglez, u filmua duke i hedhur një karrige në kokë një gruaje pranë një pishine në Ibiza, ku ai ndodhej me pushime. Videoja që tregon momentin është bërë virale në rrjetet sociale.

Sipas Daily Mail, gruaja po përpiqej t’i jepte fund një sherri midis grupit të miqve të Kian Harratt dhe turistëve të tjerë anglezë kur u godit në fytyrë me karrige, duke përfunduar përtokë. Një burrë, i goditur gjithashtu nga një karrige, ra në pishinë.

Në fillim të qershorit, Kian Harratt ishte heroi në Wembley, kur shënoi golin në kohën shtesë që i siguroi Oldham Athletic ngjitjen në ligën e katërt (një fitore 3-2 ndaj Southend United).

VIDEO