Kryeministri Edi Rama riktheu këtë të martë rubrikën “Sy m’sy”, si një hapësirë e posaçme komunikimi për t’iu përgjigjur sa më shumë qytetarëve që komentojnë në rrjetet sociale për çështje të ndryshme të aktualitetit.
Fillimisht Rama lajmëroi se ka filluar puna për Samitin e NATO-s në Shqipëri.
“Lajme të mira së shpejti hapim grup-kapitullin tjetër për negociata me BE”, u shpreh po ashtu kryeministri Edi Rama.