Trajneri Sylvinho ka edhe një stërvitje gjenerale për të vendosur formacionin kundër Serbisë. Për sfidën e së shtunës braziliani po mendon mos lëvizë nga skema 4-3-3, ndërsa ka disa dilema.

Për një fanellë në qendër të mbrojtjes luftojnë Ismajli, Ajeti dhe Kumbulla, ndërsa prapavija plotësohet me Balliun, Gjimshitin dhe Mitaj. Edhe në mesin e fushës Bajrami dhe Laçi garojnë për një pozicion. Pritet që sulmi t’i besohet Hoxhës, Asanit dhe Brojës, por nuk përjashtohen mundësitë që Sylvinho të surprizojë me zgjedhjet.

Formacioni i mundshëm:

Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Balliu, Ismajli (Ajeti, Kumbulla), Gjimshiti, Mitaj; Asllani, Ramadani, Bajrami (Laçi); Hoxha, Asani, Broja Trajner: Sylvinho