Nesër dhe pasnesër do të mbahet në Shkup takimi i radhës mes Bashkimit Europian dhe liderëve të Ballkanit Perëndimor kushtuar planit të rritjes. Të hënën dhe të martën do të mbahet në Shkup takimi i radhës mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor kushtuar planit të rritjes. Si pritësi i këtij samiti, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski, dhe Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos do të kenë një takim kokë më kokë, i cili më pas do të pasojë një takim bilateral me delegacione në format më të zgjeruar.
Të martën në orën 9:30 parashikohet mbërritja dhe pritja zyrtare e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe në orën 10 do të nis punimet samiti i cili është i ndarë në dy panele kryesore.
Paneli i parë kushtuar Planit për Rritje të Ballkanit Perëndimor, ku fjalë hyrëse do të mbajnë kryeministri Hristijan Mickoski dhe komisionerja për zgjerim, Marta Kos. Ndërsa paneli i dytë do të ketë fokus zbatimin konkret të Planit të Rritjes, ku do të marrin pjesë ministra nga vendet pjesëmarrëse, përfaqësues të BE-së, organizata rajonale dhe partnerë ndërkombëtarë.
Komisioni Evropian konfirmoi dje se komisionerja për zgjerim do të qëndrojë në Shkup për të diskutuar me liderët e rajonit në kuadër të Planit të Rritjes. Në takim do të marrin pjesë edhe liderët e Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Kosovës, Serbisë dhe Malit të Zi.